Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Autizëm.
2 Prilli, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Autizëm, nxënësit e kl III-3 me mësuesen Fllanza Shatku në bashkëpunim me defektologen e shkollës Lulzana Ibraimi e shënuan këtë ditë me buzëqeshje në fytyrë, duar me ngjyra në mbështetje, me thirrje për humanizëm, mirëkuptim të ndërsjellë dhe miqësi për fëmijët dhe të rriturit që kanë autizëm. Një botë për të gjithë 💙