Sot shkolla fillore “Dituria” -Saraj në Ditën e mësuesit ka shënuar edhe patronatin e shkollës.
Me këtë rast me prezencën e tij në këtë shkollë e nderoi Kryetari i Komunës Blerim Bexheti .Ai u prit nga drejtori i shkollës Zeko Abazi ,stafi i shkollës dhe pjesa tjetër administrative dhe mësimdhënësit.
Me këtë rast u organizua edhe një aktivitet kulturorë i organizuar nga shkolla jonë.
Programi u hap nga kori i shkollës , më pas vazhdoi me një darmë të përgatitur nga nxënësit tanë.
Nuk munguan edhe nxënësit me veshje kombëtare që dolën në skenë, ndërsa programi artistik përmbante edhe vallëzim modern, recitime e këngë.
Me këtë rast nga drejtori i shkollës Zeko Abazi u shpërndanë mirënjohje për donatorët, nga ana e të cilëve ka pasur një sërë investimesh këtë periudhë.

Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt mendjes, dijes, kulturës dhe traditës sonë shpirtërore dhe atdhetare.