Biografia e shkollës fillore “Dituria”- Saraj

SHFK,,DITURIA,,-Saraj si vatër e diturisë 77 vite punon me sukses në arsimimin,edukimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja,duke kontribuar në arsimimin e mëtejmë dhe kyçjen e tyre në të gjitha sferat e shoqerisë.

SHFK,,Dituria,,-Saraj  me proçesin edukativo arasimor në gj.shqipe fillon në  vitin 1946 në f.Lubin.Prej atëherë duke ndjekur  zhvillimin dhe rritjen e vendbanimeve paralelisht është rritur edhe numri  i nxënësve.Kjo situate detyrimisht imponoi edhe nevojën per të ndërtuar ndërtesën shkollore ne vendbanimin Saraj.Për shkak të hapsirave të pamjaftueshme shkollore proçesi edukativo arsimor prej klasës V deri kl.e VIII zhvillohej në SHF,,Mirçe Acev,, në lagjen Gjorë Petrov.

Në vitin 1960/61 në vendbanimin Saraj u hapën paralelet e para në gjuhën shqipe dhe maqedone prej klasës së V-VIII.Nga viti në vit numri i nxënësve gjithnjë e më shumë rritej dhe me këtë edhe nevoja për zgjerimin respektivisht mbindërtimin e ndërtërtesës shkollore.Shkolla në Saraj i zgjëroi hapsirat e saja në pesë etapa edhe atë në vitin 1956,1963,1968,1972 dhe 1978.

Prej vitit 1956 shkolla për shkak të sistemit të mëparshëm  monist shkolla emertohet në ,,Boris Kidriç,, deri në vitin 2005 kur shkollës përsëri i rikthehet emërtimi i pare ,,Dituria,,.

Sot SHFK,,Dituria,, me qendër në Saraj numëron gjithsejt 1176 nxënës të shpërndarë me gjithsejt 43 paralele me mësim në gjuhen shqipe dhe 3 nxënës me mësim në gjuhën maqedone me 1 paralele.

Në kuadër të shkollës qendrore bëjnë pjesë edhe shkollat periferike në f.Gërçec me 279 nxënës dhe 16 paralele.,dhe f..Lubin ku mësimi realizohet në gjuhën boshnjake ku janë të përfshirë 77 nxënës me 9 paralele.

Gjithsejt të punësuar janë 129 prej tyre:

Mësimdhënës- 106

Administratë- 9 (drejtor,zv.drejtor,sekretar,pedagog,psikolog,defektolog,bibliotekist, kontabilist,arkatar,nikoqir)

Shërbim  teknik 14