![](http://dituria.edu.mk/wp-content/uploads/2022/05/getty_655998316_2000149920009280219_363765-2-1024x576.jpg)
rr.4 nr.105 –Komuna Saraj
Në bazë të nenit 60 nga Ligji për Arsim Fillor (G.z.161/19) në klasë të parë do të regjistrohen të
gjithë fëmijët të cilët deri më 31.12.2022 (viti i lindjes 2016) i mbushin 6 vjet.
Në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31.01.2017 me kërkesë
paraprake nga prindi / kujdestari dhe mendimit të marrë nga shërbimi pedagogjik i shkollës.
Regjistrimi në klasë të parë do të bëhet si më poshtë:
Përprindërit /kujdestarët të vijnë në shkollë që të plotësojnë formularin për registrimin e fëmijës nga
ora 09:00–13:00, prej datës 04-31.05.2022.
Të gjithë prindërit / kujdestarët e interesuar mund të plotësojnë online www.uslugi.gov.mk ,për
regjistrim në klasë të parë ku do të marrin përgjigje kthyese për terminin e caktuar.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin:
Çertifikata e lindjes (kopje).
Vërtetim për vaksinat e pranuara (institucioni kompetent shëndetësor).
Vërtetim nga stomatologu (institucioni kompetent shëndetësor)
Vërtetim oftalmologjik (institucioni kompetent shëndetësor).
Letërnjoftimi i prindërit / kujdestarit (për identifikim).
Dokumentet duhet të dorëzohen në ditën e intervistës së fëmiut që do të fillon prej 04-31.05.2022.
Për çdo informatë shtesë apo paqartësi mund të na kontaktoni nëpërmjet e-mail adresës ose telefonit:
dituriasaraj3@gmail.com 02 205 7872 (ora 09:00-13:00).
Vërejtje: Paralelet do të formohen në shtator të vitit 2022.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Drejtor,
Gani Asllani