Shkolla Fillore Dituria

HISTORIKU I SHKOLLËS

Përfshirja e fëmijëve në klasat e ulta ishte hapi I parë për arsim të detyrueshëm prej vitit 1945 e këndej. Për herë të pare fëmijët shqiptarë të Sarajit u ulën në bangat shkollore në fshatin Lubin të Shkupit për vitin skollorë 1946/47.

Nxënësit e Sarajit mësimet I ndoqën në fshatin Lubin deri më vitin shkollorë 1954/55. Sot shkolla qendrore ka 3 shkolla periferike, atë të fshatit Krushopek, Gërçec dhe Lubin me nëntëvjeçare të plota. Në shkollën tonë përveç aktiviteteve mësimore, nxënësit marrin pjesë edhe në aktivitetet jashtashkollore, përkatësisht në aktivitete sportive ,kulturore etj.

Ata tregojnë suksese në lëmi të ndryshme. Më tepër sukses tregojnë në lëminë e sportit ,si në atletikë ,karate ,futboll dhe në aktivitete kulturore.